Lekaj për anulimin e vizitës në Graçanicë: Krerët e komunave të sillen sipas Kushtetutës

Pejë | 26 Tet 2018 | 15:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, një ditë pas anulimit të vizitës në komunë e Graçanicës, tha se nuk shkoi në këtë komunë me shumicë serbe në mungesë të simboleve shtetërore.

Lekajn tha se është e papranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohen me simbolet e shtetit, raporton Ekonomia Online. Ai ka kërkuar nga krerët e komunave që të sillen sipas Kushtetutës.

Lekaj, këto komente i bëri gjatë inaugurimit të segmentit 8-kilometërsh të rrugës Zahaq-Pejë, pjesë projektit të zgjerimit të N9 Prishtinë-Pejë, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket komunave, ne i trajtojmë barabartë dhe jam i interesuar që gjithë qytetarët të përfitojnë infrastrukturë çfarë kërkojnë, mirëpo dje ka ndodhë diçka që unë nuk e kam pritur sepse ata në takim nuk kanë dashur që të kenë flamurin e Republikës së Kosovës, stemën e Kosova”.

“Nëse një komunë është pjesë e Republikës së Kosovës atëherë duhet të sjellët sipas Kushtetutës së Kosovës, por edhe sipas ligjeve për përdorimin e flamujve apo simboleve shtetërore”.

“Unë në këtë drejtim çdo herë do të kem vëmendje që me të vërtetë të respektohet shteti i Kosovës të pranohet realiteti i krijuar dhe duhet që kryetarët e komunave të sjellën sipas ligjeve të Kosovës për këtë edhe e kam anuluar për mungesë të flamurit dhe stemës së Republikës së Kosovës”, tha Lekaj.

Të enjten Lekaj ka refuzuar të zhvilloj vizitën e paralajmëruar në komunën e Graçanicës, me të marrë vesh se kjo e fundit ka refuzuar të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi.

Të ngjashme