Ekonomia Online
FUNDIT

Lewa, një “përbindësh” para portës, 12 gola në 10 ndeshje

Lewa, një “përbindësh” para portës, 12 gola në 10 ndeshje

Robert Lewandowski po tregohet një “përbindësh” para portave kundërshtare në këtë edicion. Sulmuesi polak e ka rikthyer shkëlqimin falë trajnerit Hansi Flick. Veterani i sulmit ishte protagonist i gjigantit katalunas edhe mbrëmë në fitoren e thellë 5:1 ndaj Sevillës, ku i realizoi dy gola. Kështu, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e Bayern Munichut arriti në kuotën […]

Robert Lewandowski po tregohet një “përbindësh” para portave kundërshtare në këtë edicion.

Sulmuesi polak e ka rikthyer shkëlqimin falë trajnerit Hansi Flick.

Veterani i sulmit ishte protagonist i gjigantit katalunas edhe mbrëmë në fitoren e thellë 5:1 ndaj Sevillës, ku i realizoi dy gola.

Kështu, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e Bayern Munichut arriti në kuotën e 12 golave në 10 ndeshje të La Ligës në këtë fillim-sezoni.

Shifra këto të frikshme për një sulmues që deri në verën e këtij viti dukej si i mbaruar.

Ndër të tjera, Lewa është bërë sulmuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohëve në Top 5 ligat evropiane pas Lionel Messit (496) e Cristiano Ronaldos (495) me 366 gola.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, polaku mund ta fitojë çmimin “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë.

“Blaugrana” presin shumë nga ylli i tyre në El Clasicon e fundjavës ndaj Real Madridit.

Të ngjashme