Lirohet ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Tiranës, duke caktuar masën e sigurisë, detyrim paraqitje. Ai u arrestua dy ditë më parë në zonën e Unazës së Re, pasi sëbashku me banorët tentuan t’i bllokojnë rrugën Kryeministrit Edi Rama.

Balliu sëbashku me banorët e përleshën me policinë, e cila më pas i shoqëroi në komisariat ku i komunikoi dhe masën e arrestit. Mbi ish-deputetit rendojnë disa akuza si ajo e kundërshtimit dhe goditjes së forcave të policisë, pjesëmarrje në tubime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike.

Seanca është ndjekur nga afër nga ish-deputetë të opozitës, të cilët në përfundim deklaruar se ky është një gjyq politik. E njëjta masë u caktua edhe për tre banorë të Unazës së Re, të cilët u ndaluan sëbashku me Balliun.

Të ngjashme