Lirohet nga paraburgimi Dejan Sllaviq, i dyshuar për krime lufte

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 11:04 | Nga

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga paraburgimi Dejan Sllaviqin, i dyshimtë se në fshatin Krushec të Obilqit ka bërë krime lufte në Kosovë, transmeton Koha.net.

Dejan Sllaviq, i cili deri në vitin 2003 kishte jetuar në Obiliq ndërsa tani jeton në Llazarevc të Serbisë, është arrestuar në pikën kufitare në Jarinë më 5 maj dhe atij ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Avokati i Slaviqit Nebojsha Vllajiq ka thënë për b92 se gjykata ka marrë këtë vendim me arsyetimin se ai nuk ka pse të mbahet më në paraburgim.

Ai ka shtuar se është e mundur që i mbrojturi i tij të jetë arrestuar në vend të një personi tjetër me emër e mbiemër të njëjtë të cilin e kërkon Policia e Kosovës.

Të ngjashme