Lladrovci ndan certifikatat për nxënësit e dalluar në garat nacionale në kreativitet

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Lladrovci ndan certifikatat për nxënësit e dalluar në garat nacionale në kreativitet

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në zyre nxënësit e dalluar të shkollave të Komunës së Drenasit të cilën kanë marr çmimet kryesore në garat republikane.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka uruar të gjithë nxënësit për rezultatet e treguara në këto gara dhe ka inkurajuar që të vazhdojnë ta bëjnë krenar me rezultate të larta në mësim, familjet e tyre, shkollat dhe gjithë Komunën e Drenasit.

Lladrovci në shenjë mirënjohje, u ka ndarë edhe certifikata nxënësve të cilët në garat e nivelit republikan nga garat nacionale të kreativitetit kulturor kanë marr çmimet e para, respektivisht të dytë e të tretë.

Vendin e parë në këto gara të nivelit republikan janë;

Ardiana Behxhet Ferizi SHFMU “24 Korriku”, Fushticë e Poshtme

Mineta Bekim Morina SHFMU “Naim Frashëri” Gllobar

Endri Isa Binaku SHML “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” Drenas

Vendin e dytë janë këta nxënës;

Olsa Ramiz Heta SHFMU “Halil Bajraktari” Drenas II

Albion Daut Hoxha SHFMU “Gani Elshani” Krajkovë

Veni Bekim Morina SHFMU “Naim Frashëri” Gllobar

Elira Berisha SHML “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” Drenas

Vendin e tretë;

Greta Adnan Hoxha SHFMU “Gani Elshani” Drenas

Argjend Miftari SHML “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” Drenas

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme