Lladrovci padit Zekën për shpifje e fyerje, kërkon 100 000 €

Drenas | 17 Maj 2018 | 17:30 | Nga

Pas një debati në një televizion, Milaim Zeka ka theksuar se ka tri letra të kryetarit aktual të Drenasit, me të cilat ka shantazhuar dhe kështu ka fituar pozitën e kryetarit të Drenasit.

Për këtë, Ramiz Lladrovci kishte premtuar se do ta padisë ish-gazetarin, tani deputet i Nismës në Kuvendin e Kosovës.

Ai, sot, ka bërë padi. Lladrovci ka kërkuar 100 mijë euro si dëmshpërblim.

“Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, ka shkruar Lladrovci në faqen e tij në Facebook.

“Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka!”

No automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme