Lulzim Basha përlotet nga gazi lotsjellës

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Gazi lotsjellës nuk ka prekur vetëm qytetarët, por edhe kreun e PD-së në Shqipërisë Lulzim Basha dhe disa deputetë të djathtë.

Në këto foto shfaqet Lulzim Basha teksa ul kokën që të mbrohet nga gazi lotsjellës. Pak çaste më vonë ai është ngritur në këmbë me sytë e skuqur.

I pyetur deri kur do të zgjasë protesta, kryedemokrati Basha tha se kjo gjë është në duart e qytetarëve.

“Protesta është thirrur me një qëllim. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Kjo është protesta më e madhe në 30 vite. Asnjë protestues nuk erdhi për të bërë akte dhune”.

“Ata u nxitën dhe u provokuan nga policia. U kërkoj qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar për të drejtat e tyre. Sa do të vijojë protesta atë e dinë qytetarët”, tha Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme