Macron mendon të ndalë tubimet e “Champs Elysees”

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Qeveria dhe Presidenca e Francës është zotuar se do të marrë masa se incidentët e të shtunës në Paris të mos përsëriten më, transmeton Gazeta Metro.

Dhuna që përshkallëzoi në fundjavë ka detyruar autoritetet që të mendojnë bllokimin e tubimeve në zonat më të frekuentuara të qytetit. Mbështetësit e jelekverdhëve thonë se aktet e tyre nuk kanë të krahasuar me dhunën që po ushtron qeveria në vazhdimësi.

Presidenca franceze po mendon të ndalë të gjitha tubimet në bulevardin e famshëm të “Shomps Elizesë” pas akteve të dhunshme që u regjistruan fundjavën e kaluar në Paris.

Në një takim me anëtarët e kabinetit qeverisës në selinë e tij, kreu i shtetit, Emanuel Makron, premtoi të hënën masa të rrepta kundër protestuesve që vandalizojnë qytetin.

Deklaratat e tij janë në linjë me ato që kryeministri Eduard Filip bëri një ditë më parë, ku pranoi se qeveria nuk ia doli ta menaxhojë si duhet rendin dhe sigurinë gjatë manifestimit të jelekverdhëve.

Në të gjithë vendin, protestave antiqeveritare iu bashkuan të shtunën mbi 30 mijë qytetarë, të cilët prej muajit nëntor kërkojnë politika ekonomike në interes të konsumatorëve dhe pjesëmarrje në vendimet politike.

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, në demonstratat e Parisit u rreshtuan rreth 10 mijë persona, apo gati trefishi i pjesëmarrësve të një jave më parë.

Disa nga pjesëmarrësit në protestë mendojnë se aktivizmi paqësor nuk u ka sjellë rezultate në katër muajt e fundit, dhe se dhuna e pretenduar është fare minimale krahasuar me dëmet që qeveria po shkakton me pushtetin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme