Maqedonia e Veriut votohet në Kuvend

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Votohet draft-amendamenti i parë për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë. Me amendamentin e parë parashihet që në Kushtetutë fjalët Republika e Maqedonisë të zëvendësohet me fjalët Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas deputetëve të shumicës parlamentare, amendamenti i 33-të ka të bëjë me emrin e shtetit dhe me të më në fund definohet emri i shtetit në një kontekst më të gjerë historik dhe përcaktim gjeografik i cili shtohet (Veriore apo së Veriut), por edhe zgjidhje historike e definimit të shtetit modern, i cili dëshiron që ekzistimin e tij ta ndërtojnë në bazë të parimeve universale, raporton TV21 në Maqedoni.

Partia Opozitare VMRO-DPMNE-ja këmbëngul se Marrëveshja është kapitulluese dhe se me këtë marrëveshje problemet nuk do të mbarojnë.

Deputeti Fadil Zendeli nga Besa, tha se si parti opozitare e kanë mbështetur Marrëveshjen e Prespës për të cilën vlerësojnë se është parakusht për integrim të vendit në strukturat euroatlantike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme