MASHT-i sqarohet për “monitoruesin e lajmeve që atakojnë ministrinë”: U përdoren terma jo adekuat, kërkojmë falje

Prishtinë | 24 Maj 2024 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit përmes një komunikate për media është sqaruar lidhur me tenderin që e kanë hapur e ku një nga detyrat e monitoruesit për mediat ishte që të “monitorojë lajmet që atakojnë ministrinë”.

Në komunikatë thuhet që janë përdorur terma joadekuat.

Gjatë hartimit të këtyre termave të referencës, ku pa dashje janë përdorur terma joadekuat. Për këtë lëshim të paqëllimshëm, Divizioni për Komunikim Publik u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Nga MASHT kanë thënë se ky gabim është lëshuar nga Divizioni i Komunikimit dhe kanë kërkuar falje.

“Në bazë të kompetencave të veta ligjore dhe pa njohurinë e kabinetit, DKP ka përgatitur gjithë procedurën për këtë tender. Lëshimi ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së termave joadekuat dhe duke qenë i paqëllimshëm, DKP u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme