Mbi 1 orë pritje për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Mbi një orë janë duke pritur qytetarët për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, kolona e veturave që janë duke pritur për të dalë nga Kosova, në Merdar është 1 mijë e 200 metra.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 30 minuta derisa kolona e veturave është 150 metra.

Në pikat e tjera nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje, ose mesatarisht hyrja dhe dalja përllogariten rreth 3-5 minuta maksimum dhe pa kolona të pritjes.

Të ngjashme