Mbi 7000 migrantë ndalohen në kufijtë e Turqisë

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Turqisë kanë ndaluar në javën e kaluar 7 276 persona me akuzën se po përpiqeshin të kalonin kufijtë e saj me Bashkimin Europian ose për të hyrë në vend pa dokumente të rregullta, raportoi Ministria e Brendshme turke.

Ndër këta persona, 557 janë ndaluar në det, ndërkohë që gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 339 persona të dyshuar si trafikantë të qenieve njerëzore, përcjell ATSH.

Sidoqoftë, që nga marrëveshja me Brukselin, në mars të vitit 2016, numri i migrantëve dhe refugjatëve që vijnë nga Turqia çdo ditë BE, veçanërisht nga Greqia, është zvogëluar në masë të madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme