Mbi 90 % e studentëve të diplomuar në UBT, arrijnë të punësohen

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 11:22 | Nga

Suksesi i UBT-së tregohet më së miri me punësimin e studentëve, që dalin të diplomuar nga ky institucion.

Ata janë lehtësisht të qasshëm në tregun e punës, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë shtetëror.

Faktin se studentët e UBT-së janë shumë të përgatitur për tregun e punës, e vërtetojnë edhe vetë kompanitë, një numër i konsiderueshëm i të cilave, stafin e kanë të përbërë kryesisht nga studentë dhe ish-studentë të UBT-së.

Përfaqësuesi i kompanisë vendore “Rrota”, Ardian Veliu tregoi se mbi 50 për qind e stafit të kësaj kompanie është i përbërë nga ish-studentë dhe studentë aktualë të UBT-së.

“Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me UBT-në. Mund të them se më shumë se gjysma e punëtorëve, konkretisht gjysma e programerëve të kompanisë sonë janë studentë apo ish-studentë të UBT-së. Ne jemi shumë të kënaqur me cilësinë dhe përgatitjen profesionale të tyre”, theksoi Veliu.

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi tha se synimi i tij, që nga themelimi i UBT-së 16 vite më parë, ka qenë aspekti e plotësimit të nevojave dhe zbrazësive që i kanë lënë universitetet publike në fushën e edukimit e arsimit, si dhe përmbushja e nevojave të industrisë dhe të tregut kosovar të punës.

“Treguesi më i mirë i suksesit tonë janë të diplomuarit tanë, të cilët çdo ditë e më tepër po e gjejnë veten në tregun e punës. UBT është përkushtuar që për studentët të ofrojë e krijojë jo vetëm një vend pune, por edhe t’i edukojë në atë mënyrë që ata të krijojnë punë për të tjerët”, potencoi Hajrizi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme