Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas mbledhjes informale të qeverisë në Elbasan. Rama thotë se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase për vitin 2019.
Gjithashtu sipas kryeministrit Edi Rama në fokus për këtë vit është edhe përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve publike dhe rekrutimi në administratë i të rinjve që përfundojnë me mesatare 9-10.
“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike, masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10#PS #Reforma #Skuadër #Lidership”- shkruan Rama.
Në mbledhjen informale që nisi në orën 09:00 ishin të pranishëm ministrat e shkarkuar nga Rama dhe ministrat e sapoemëruar. Gjithashtu të pranishëm në mbledhje ishin edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor😊Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10👌#PS #Reforma #Skuadër #Lidership pic.twitter.com/9UmeKCVFeR
— Edi Rama (@ediramaal) January 6, 2019