Mbrojtja e Muhaxherit propozon si prova transkriptet e NATO-s për Haradinajn

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

As seanca e radhës gjyqësore, e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore të Pejës, nuk ka sjellë epilog në lëndën e padisë së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, padi kjo e ngritur në dhjetor të vitit 2015, shkruan sot Koha Ditore .

Me bazën ligjore për “shpifje dhe të pavërteta”, Haradinaj e kishte paditur Muhaxherin për kompensim dëmi prej 250 mijë eurosh, pas disa deklaratave që pretendohet se kryetari i Pejës ia ka dhënë gazetës austriake “Der Standard”, e në të cilat ai kishte akuzuar liderin e AAK-së se ende po bën para nga kontrollimi i biznesit të naftës dhe lojërave të fatit.

Në këtë seancë, në të cilën, sikur edhe në të tjerat, kanë munguar Haradinaj dhe Muhaxheri, është pritur që së paku të thuhen fjalët përfundimtare të përfaqësuesve të tyre ligjorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme