Mediat serbe: Londra po tenton ta bllokojë debatin për Kosovën në Këshill të Sigurimit

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 12:12 | Nga

Britania e Madhe e cila nga 1 gushti do të marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, po planifikon të bllokojë mbajtjen e seancës së rregullt ku prezantohet raporti 3 mujor për Kosovën.

Sipas “Vecernje Novosti”, aktualisht në KS të OKB’së, është duke u zhvilluar debati rreth agjendës së Këshillit të Sigurimit, për muajin gusht dhe Londra nuk e ka kandiduar temën e Kosovës, sepse ata vlerësojnë se situata është e mirë dhe nuk ka nevojë që të ketë debat të tillë.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daciq ka thënë se Britanisë së Madhe nuk i intereson qëndrimi serb.

“Kjo për ne është një porosi e qartë” ka thënë Daçiq për Novosti.

Sipas Novostit, këtij qëndrimi po i kundërvihen Kina dhe Rusia ndërsa rezultati i kësaj do të merret vesh deri në fund të javës. Por, raporti tre mujor i Sekretarit të OKB’së megjithatë do të përgatitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme