Mediat serbe: Pjesëtarët e KFOR-it amerikan e trajnjojnë FSK-në për t’u bërë Ushtri

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 11:50 | Nga

Pjesëtarë të KFOR-it amerikan tash e disa ditë në malet e Bajgorës po ushtrojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë për Ushtrinë e ardhshme të Kosovës.
Kështu shkruan e përditshmja beogradase “Veçernje novosti” duke iu referuar burimeve të saja.

Kjo gazetë raporton më tutje se trajnimi po bëhet për të paktën njëqind anëtar të FSK-së, të cilët në periudha të ndryshme kohore ndërrohen me të tjerë në Bajgorë. “Njëjtë po ndodhë edhe me pjesëtarët e KFOR-it, të cilët përveç që trajtojnë pjesëtarët e FSK-së, në masë të madhe e armatosin këtë forcë”, shkruan kjo media serbe, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme