Mediat serbe “vlojnë” pas arrestimit të Gjuriqit

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 18:46 | Nga

Mediat serbe janë alarmuar kur kanë kuptuar se Marko Gjuriq është arrestuar nga Policia e Kosovës në Veri të Mitrovicës.

“Gjuriç duhet të lirohet, dhe dikush duhet të përgjigjet për këtë veprim. Fuqitë perëndimore që mbrojnë autoritetet në Prishtinë duhet të reagojnë urgjentisht dhe nëse kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të destabilizuar Serbinë, atëherë ne duhet të reagojmë ndaj asaj se si ne dimë dhe mund t’i mbrojmë serbët në Kosovë”, ka thënë jryeredaktori i një mediumi serb, raporton Indeksonline.

Këtë arrestim, mediat serbe e kanë quajtur provokim të tmerrshëm.

“Ky është provokimi më i tmerrshëm i mundshëm dhe përpjekja për të shkaktuar një incident në veri të Kosovës për të cilin do të akuzohej Serbia. Duhet të jemi të mençur”, është shprehur Dragan Vuçeviçeviç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme