Menaxhimi i mbeturinave – 12 komuna nënshkruajnë memorandum të mirëkuptimit

Prishtinë | 01 Tet 2022 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetrari i komunës së hanit të Elezit, Mehmet Ballazi ka bërëtë ditur se 12 komuna kanë nënshkrua memorandum të mirëkuptimit për menaxhimin e mbeturinave.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai ka njoftuar se ky memorandum vije pas vizitës disa ditore në Turqi para disa muajsh, ku tha se ishin njoftuar me praktikat që përdoren atje e që njihen si ndër më të mirat në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Ai me tej ka shtuar se përmes këtij memorandum, synojnë që Hanin e Elezit ta kthejnë në një vend me rrezik të ulët nga mbeturinat, si për njerëzit, mjedisin, tokën, bimët e kafshët.

Postimi i plotë:

Nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për nisjen e menaxhimit të integruar të mbeturinave, i cili është bashkëpunim në mes 12 komunave të regjionit të Ferizajt dhe të Gjilanit me GIZ-in gjerman, ku meritë të veçantë ka edhe koordinatori i GIZ-it, Stefan Mager.

Ky memorandum vie pas vizitës disa ditore që kishim në Turqi para disa muajsh, ku u njoftuam më nga afër me praktikat që përdoren atje e që njihen si ndër më të mirat në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, si dhe pas diskutimeve të gjëra që janë bërë nga Ekipet Teknike të komunave, si vullnet i bashkëpunimit ndërkomunal e rajonal.

Në këtë ngjarje me rëndësi, isha së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, Florim Shkreta dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arsim Dernjani.

Përmes këtij memorandum, ne synojmë që Hanin e Elezit ta kthejmë në një vend me rrezik të ulët nga mbeturinat, si për njerëzit, mjedisin, tokën, bimët e kafshët.

Të ngjashme