Meta jep detaje për takimin me Bashën

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë detaje rreth takimit të zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën në Presidencë mëngjesin e kësaj të enjteje.

Meta shkroi në facebook se ka diskutuar me shefin e opozitës në lidhje me krizën aktuale që po kalon vendi dhe se ërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.

”Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”.

Ndërkohë, kreu i shtetit i ka bërë të njëjtën ftesë edhe kryeministrit Edi Rama, për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

Presidenti tha se do të jetë në zyrë  për të pritur shefin e qeverisë deri në orën 13:00, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se nuk mund të shkojë për shkak të mungesës së kohës pasi ndodhet në fushatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme