Meta për Bushin: Burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë

Prishtinë | 01 Dhj 2018 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkruar një mesazh ngushëllimi pas vdekjes së ish-Presidentit Amerikan George H.W. Bush.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Meta se tha Bush ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë, një mik i madh i shqiptarëve.

Ja positmi i plotë i Metës:

Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të #Presidentit të 41 të #SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i #lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i #shqiptarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme