Meta uron Ditën e Familjes: Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Kreu i Shtetit, nëpërmjet një statusi në Facebook thekson se vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre.

Ky është statusi i plotë i Metës:

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!

Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj. Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime. Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes.

Zoti i bekoftë familjet tuaja!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme