Mijëra marshe në Bruksel kundër paktit të UN për migracionin

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Mijëra njerëz marshuan të martën në Bruksel kundër një marrëveshjeje të U.N.-së që synonte nxitjen e bashkëpunimit për migracion, nënshkrimi i së cilës rrëzoi qeverinë e Belgjikës javën e kaluar, transmeton Klan Kosova.

Policia tha se rreth 5,500 njerëz marshuan në protestën më të madhe, të organizuar nga partitë e krahut të djathtë flamande në pjesën e kryeqytetit ku janë të vendosura institucionet kryesore të Bashkimit Evropian.

Në qendër të qytetit u zhvillua një kundër-demonstartë e veçantë prej rreth 1,000 personash, organizuar nga grupet e krahut të majtë dhe organizatat joqeveritare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme