Ministri Krasniqi viziton projektet e bashkëfinancuara nga MAPL në Istog

Istog | 25 Maj 2022 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi, ka vizituar Komunën e Istogut, me ç’rast është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Istogut  Ilir Ferati.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektet e bashkëfinancuara nga MAPL, ecurinë e tyre dhe projektet të cilat do të financohen nga MAPL në të ardhmen në Komunën e Istogut.

Gjithashtu, Ministri  Krasniqi i shoqëruar nga nënkryetari për komunitete i Komunës së Istogut Valmir Rama ka vizituar Rrugën “Perëndimi” në Gurrakoc, Rrugën “Alush Aga” në Zallq dhe Rrugën “Livadhet e thata” në Shalinovicë.

MAPL do të vazhdojë të mbështes Komunat dhe grupet e margjinalizuara duke synuar pëmirësimin e kushteve të qytetarëve pa dallim.​

Të ngjashme