Ministrja Nagavci mirënjohëse për mbështetjen e Bankës Botërore në projektet e ndryshme në fushën e arsimit

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me Drejtorin e Global i Edukimit në Bankën Botërore Jaime Savedra kanë biseduar për prioritetet e ministrisë sa i përket masave për zvogëlimin e pasojave të pandemisë në rezultatet e nxënësve.

Madje, ajo tha se është mirënjohëse për mbështetjen e Bankës Botërore në projektet e ndryshme në fushën e arsimit.

Postimi i plotë:

Me z. Jaime Saavedra, Drejtor Global i Edukimit në Bankën Botërore, biseduam për prioritetet e Ministrisë së Arsimit, për masat me qëllim të zvogëlimit të pasojave të pandemisë në rezultatet e nxënësve, si dhe për gjithpërfshirjen në arsim e ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit.

Në margjinat e Forumit Botëror të Edukimit, në Londër, në një takim miqësor e produktiv me z. Saavedra dhe përfaqësues të Bankës Botërore diskutuam për bashkëpunimin tonë të mëtutjeshëm.

Digjitalizimi, vlerësimi i performancës së mësuesve, rrjetëzimi i shkollave, ishin disa nga temat e takimit dhe shkëmbimit të përvojave.

Mirënjohëse për mbështetjen e Bankës Botërore në projektet e ndryshme në fushën e arsimit.

Të ngjashme