Ministrja Zivic takoi shefat e zyrave rajonale

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka mbajtur sot takim me kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj, dhe shefat e zyrave rajonale.

Në takim është biseduar rreth procesit të vlerësimit të aplikacioneve për subvencione dhe grante investive, ku me këtë rast ministrja ka kërkuar nga shefat e zyrave regjionale që profesionalisht dhe në përputhje me ligjin të bëhet vlerësimi dhe gjitha procedurat tjera deri tek kontrolli në terren.

Gjithashtu është dakorduar edhe formimi i komisionit pranë Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, i cili do të merret me ankesa dhe sugjerime për të gjithë aplikuesit.

Të ngjashme