Molliqaj nxit debat ndërmjet partive opozitare

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 13:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë debatit parlamentar, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka nxitur debat ndërmjet partive opozitare.

Ai i kritikoi partitë e tjera opozitare për bojkotin që tash e sa kohë janë duke ia bërë kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Sipas Molliqajt, PSD-ja do t’i përkrah vetëm iniciativat të cilat kanë efekt nga opozita.

Lidhur me deklaratat e Molliqajt replikoi  Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Pozicioni i LDK së, i VV-së, i Alternativës nuk ka ndryshu, ka ndryshu pozicioni i PSD-së. Ju kisha lutë shumë mos t’i mbajmë ligjëratë njëri-tjetrit. Të bëhemi korrektë dhe të qartë para qytetarëve”.

Gjatë kundëreplikës së tij, Dardan Molliqaj, ftoi LDK-në të bisedojnë me PSD-në nëse dëshirojnë ta rrëzojnë qeverinë.

“Zotëri Hoti nuk e di çka po quan anë, po qëndrimi i PSD-së ka qenë gjithë i qartë. Strategji opozitare që ka zero efekt, faleminderit. Strategji opozitare që e rrëzon pushtetin, ejani të bëhemi bashkë. Nëse doni me rrëzu qeverinë, ejani të flasim. PSD-ja ka edhe ide, edhe njerëz edhe përvojë”.

Sipas Glauk Konjufcës, Dardani “ia ka huqë” bojkotit të Kuvendit.

“Mendoj që Dardani ia paska huq krejt këtij bojkoti të kuvendit. Këto janë veprime që për momentin besojmë që janë të duhura. Këtu janë dy rryma politike në Kosovë. Njëra është çështja që me ndalë Hashim Thaçin për atë që e ka nis, po e tërheq vagonin e në fund është edhe PSD, nëse e shohim rezolutën e PDK-së është shkrirje e ideve të PSD-së me PDK-në”.

Dardan Molliqaj u ndje mirë që PDK-ja e ka marrë rezolutën e PSD-së, ndërkaq ftoi edhe partitë e tjera ta marrin atë.

“Pajtohna që është çështje taktike, por mirë që e pranoi Glauku që kur nuk ka efekt kthehuni. Shumë mirë që PDK e paska marrë rezolutën tonë. Mundësisht edhe LDK-ja, edhe VV-ja, edhe Nisma le ta merr. Kjo është fitore e jona”.

Të ngjashme