MSh dhe Sindikata nënshkruan Kontratën Kolektive Sektoriale

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 15:47 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla kanë nënshkruar Kontratën Kolektive Sektoriale.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se ky nënshkrim është i rëndësishëm që u arrit kjo marrëveshje pai që punëtorët shëndetësorë e meritojnë të kenë paga edhe më të mira, por me këtë kontratë edhe sigurohet vendi i punës.

“Sot jemi në një ceremoni të nënshkrimit të kontratës e cila është e rëndësishme për mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë, që realizon të drejtën e nevojshme financiare të punëtorit shëndetësor që për një kohë të gjatë nuk është arritë për të punuar për mirëqenien e tyre, por pas një pune të madhe me sindikatën jo lehtë por kemi arritur të realizojmë synimin që ka benifite të qarta”, tha Ismajli.

“Është hera e parë që e fusim edhe kujdestarinë parësore në kontrata kolektive e cila sheh beneficione për specializantët 45%, 15% për kujdestari dhe infermieret dhe kjo e tejkalon edhe ligjin e punës, pasi që jep beneficione më të larta se që parashihet”, shtoi Ismajli.

“Kjo është nën idenë që ne jemi duke punuar në disa fronte per pacientët dhe mirëqenien e personelit shëndetësor që punojnë në kushte të vështira e me pagë jo të harmonizuar me punën që këta e bëjnë dhe ky është fillimi i paketës për mirëqenie të tyre dhe do të arrijmë të përmbyllim ciklin për mirëqenien e punëtorit shëndetësor”, shtoi Ismajli.

Ai shtoi se pret që sa më shpejt të kalojë në qeveri ligji për pagat, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla falënderoi ministrin për insistimin e tij të vazhdueshëm për realizimin e nënshkrimit të kësaj kontrate.

“Që 3 vite nuk kemi pasë rritje të kujdestarive dhe tani kemi një lajm të mirë pasi që kjo kontratë siguron edhe vendin e punës dhe ka shumë beneficione të tjera”, tha Syla.

Ai tha që duhet të punohet më shumë dhe të ketë furnizim të mjaftueshëm me barna, raporton EO.

Drejtori i ShKUSK-së, Basri Sejdiu, tha se kjo marrëveshje u arrit me marrëveshje dhe pa presion, shpreson që hapa të tillë të vazhdojnë edhe në të ardhmen për mirëqenien e punëtorëve shëndetësorë.

“Është një hap i madh i mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë dhe rrethanat që janë bërë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje është bërë pa presion, por me negocime dhe është mirë që në të ardhmen të vazhdohet një rrugë e tillë që është në dobi të të gjithëve, sepse motivimi i punëtorit shëndetësor kjo përmes pagave dhe kujdestari është direkt motivim për punëtorin shëndetësor e cila reflekton te pacientët  dhe shpresoj që të bëhet edhe ligji për pagat”, tha Sejdiu.

Image may contain: 14 people, people smiling, people sittingImage may contain: 13 people, people smiling, indoorImage may contain: 15 people, people smiling, people standing, wedding and indoorImage may contain: 20 people, people sitting and indoorImage may contain: 15 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 17 people, indoor

Të ngjashme