Muharremaj kërkon nga drejtorët angazhim maksimal për realizimin e projekteve

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e mbajtur sot, të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Suharekës, u diskutua për realizimin e projekteve të parapara si dhe për ato në realizim e sipër.

Kryetari Muharremaj, ka kërkuar nga drejtorët që punët t’i përfundojnë me kohë.

Të gjithë drejtorët, kanë raportuar për ecurinë e projekteve që po realizohen si dhe për planet e ditëve në vijim, që punët do t’i përfundojnë me afat pa përfunduar viti.

Të ngjashme