Murgu 3 vjeç, hit në rrjetet sociale

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Një djalë i admirueshëm trevjeçar, i cili pëlqen të vishet si murg, është bërë viral në internet në të gjithë Kinën.

Me një kokë të rruar, një buzëqeshje rrezatuese dhe një ecje të ngadaltë, Chen Zhaoyu nga qyteti Wenling në provincën Zhejiang të Kinës lindore ka fituar zemrat e miliona admiruesve në rrjetet sociale.

Ndërsa është ende një amator, nëna e fëmijës po planifikon ta dërgojë atë në një manastir budist për t’u bërë dishepull.

Yan Yiping, 35 vjeç, i tha MailOnline se ajo e veshi djalin e saj si një murg për shkak të preferencës së saj për filmin vizatimor, Ikkyu, nga ‘Ikkyu-san’ i famshëm japonez i viteve ‘80.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme