Mustafa uron që të ftuarit e Speciales të dalin të pafajshëm, pret të pastrohet lufta e UÇK-së

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 14:56 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa pret që të ftuarit për intervistim nga Gjykata Speciale, të dalin të pafajshëm, raporton Ekonomia Online.

Ai pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie tha se pret që të pastrohet lufta e UÇK-së, por ka kërkuar që secili që është fajtor të vihet drejtësi.

“Formimi gjykatës speciale ka qenë vullnet i kuvendit dhe subjekteve politike, që të pastrohet një është e përgjithmonë lufta e pastër e UÇK”.

“Ne do ta mirëpritshim që të gjithë ata që janë thirr të dalin të pafajshëm, ndërsa nëse dikush ka faj atëherë drejtësia duhet të vihet në vend”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/301661460488242/

Të ngjashme