Myftiu Tërnava viziton ambasadoren Kiliç, thotë se ajo është mirë (Video)

Foto: Ekonomia Online
Prishtinë | 16 Nën 2018 | 20:47 | Nga Norë Kelmendi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka vizituar ambasadoren turke, Kivilcim Kiliç, dhe të lënduarit e tjerë në aksidentin që ndodhi sot pasdite në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Pas vizitës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), myftiu Tërnava shprehu ngushëllime për familjet e tre personave që humbën jetën në këtë aksident ku u përfshi dhe vetura BMW me të cilën po udhëtonte ambasadorja Kiliç.

“Më lejoni që së pari t’iu shpreh të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre ngushëllimet e mia. Unë isha e pashë ambasadoren; gjendja e saj është e mirë”, tha Tërnava, raporton Ekonomia Online.

“Me sa e di unë në rastin fatal, i cili rezultoi me vdekje, nuk është përfshirë eskorta e ambasadores. Ambasadorja është e lënduar, por gjendja e saj është e mirë”, shtoi ai.

QKUK-në janë parë ta vizitojnë dhe zv.kryeministri Enver Hoxhaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Të ngjashme