Hoti telefonon kryetarin e Istogut, i thotë se do t’i sanojnë disa dëme më urgjente

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se sot ka biseduar me kryetarin e Istogut, Haki Rugovën pas dëmeve nga era.

Hoti ka bërë të ditur se së shpejti do të i sanojnë disa dëme më urgjente, si shkolla, objekte publike dhe ndonjë familje që është në kushte të rënda.

“Sapo fola me Kryetarin e Istogut. Atje janë bërë dëme të mëdha nga era. Kryetari Rugova ka formuar shtabin emergjent, bashkë me FSK, polici, KEDS dhe institucione tjera. Besoj deri nesër ata e bëjnë një vlerësim të dëmeve. Do te shohim si mund t’i sanojmë disa dëme qe janë me urgjente, si shkolla dhe objekte publike dhe ndonjë familje qe është në kushte të rënda”, ka shkruar Hoti.

Të ngjashme