Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë-Komoran

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Komoran në fshatin Vragoli, janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar, raporton telegrafi.

“Rreth orës 09:20 është raportuar për një aksident në fshatin Vragoli. Informacionet e para flasin për përfshirjen e tri automjeteve në këtë aksident. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për  hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme