Ramaj: Kosova ka mungesë të shërbimeve emergjente

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 11:14 | Nga

Kosova ka mungesë të shërbimeve emergjente dhe kjo është një problem shumë i madh për shtetin e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar Besa Kabashi Ramaj, njohëse e çështjeve të sigurisë.

Ajo në emisionin “Përballje”, ka deklaruar se sa herë që Kosova raste të katastrofave natyrore mekanizmat institucionalë dështojnë që të reagojnë në mënyrë efektive.

“Agjencioni që është për menaxhim të emergjencave që e ka rolin primar dhe kryesorin në menaxhimin e emergjencave nuk ka asnjë kapacitet për me kry këtë punë në mënyrë efektive”, ka deklaruar Kabashi–Ramaj në emisionin “Përballje”, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, Kosova nuk ka as kapacitete që të ofrojë ndihmë ajrore për qytetarët nga vendi i aksidentit deri në QKUK dhe që shumica e ndërtesave në vend nuk kanë dalje të dyta emergjente dhe nuk i plotësojnë standardet.

“Mos të flasim për mundësinë e një tërmeti, që deri tani kemi pas fat që epiqendrat e tërmeteve që kanë ndodhë kanë qenë në zona rurale e jo urbane… Me fillu me faktin në Prishtinë sa ka kapacitete QKUK-ja, ku në raste emergjente ka vetëm 14 shtretër”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme