Nagavci: Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime më të ashpra

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Për vdekjen tragjike të tre të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas aksidentit me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku mbetën të vdekur tre persona ka thënë se Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.

Kështu ka bërë të ditur Nagavci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e tre të rinjve si pasojë e aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Një veprim i jashtligjshëm, mosrespektimi i rregullave dhe sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike për viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj”, shtoi ajo.

Të ngjashme