Nagavci pritet nga homologia shqiptare, shohin punën që po bëhet për abetaren e përbashkët

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është takuar me homologen e saj nga Shqipëria, Evis Kushi, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, ku tha se takuan anëtarët e Komisionit nga Kosova dhe Shqipëria për Abetaren e përbashkët.

“U njoftuam nga afër për punën që është bërë deri në këtë periudhë, përkushtimin dhe angazhimin për një proces transparent, të hapur e të drejtë që mundëson një abetare me standarde bashkëkohore për vogëlushët tanë”, shkroi Nagavci në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Bashkëpunimi jonë në fushën e arsimit do të vazhdojë me projekte e aktivitete tjera”, u shpreh tutje Nagavci.

“Një komb, një gjuhë, një abetare”, përfundoi Nagavci.

Të ngjashme