Ndalohen nsijet nga aeroporti Heathrow në Londër pas lëvizjeve të dronëve

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Nisjet nga Aeroporti Heathrow në Londër janë ndalur pasi është raportuar për lëvizje të dronëve në afërsi të aeroportit britanik.

Zëdhënësja nga Heathrow tha se aeroporti është duke bashkëpunuar me policinë për “të parandaluar çdo kërcënim për sigurinë operacionale”.

“Si masë parandaluese kemi ndaluar nisjet ndërsa hetimet po vazhdojnë. Kërkojmë ndjesë për udhëtarët për çdo shqetësim që mund të shkaktojë kjo”.

Kjo ndërprerje vjen pas një ndalese të ngjashme muajin që shkoi në aeroportin Gatwick, pasi u raportua për lëvizje të dronëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme