Ndërron jetë gruaja e Sllobodan Millosheviqit

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare, e veja e kasapit të Ballkanit, Mira Markoviq Millosheviq.

Ajo ka vdekur sot rreth orës 15:30, në Rusi siç raportojnë mediat serbe.

Gjykata e Apelit në Beograd kishte hequr vendimin me të cilin Mirjana Markoviq u dënua me një vit burgim për shpërdorim detyre pasi kishte ndarë në mënyrë të paligjshme banesa shtetërore në vitin 2018.

Ajo ishte dënuar në mungesë, meqë ishte duke jetuar në Moskë.

Markoviq konsiderohej krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore.

Sllobodan Millosheviqi, ish-president i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuzave më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid.

Ironikisht, vdekja Millosheviqin e shpëtoi nga vuajtja e dënimit për veprat që rëndonin mbi të.

Ai ishte bashkëthemelues i Partisë Socialiste të Serbisë, e cila edhe sot është në pushtet.

Të ngjashme