Ndryshon vendi, ku do të protestojnë nesër studentët

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Studentët nuk do të mblidhen më para Ministrisë së Arsimit në Tiranë për të protestuar por para Kuvendit.

Njoftimi është dhënë prej tyre duke bërë kështu që të ndryshojë vendi ku do të protestojnë, të paktën për nesër.

“Njoftohet se nesër Dt: 13/12 do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00. Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë”, thuhet në një deklaratë për të mediat të Këshillave studentore.

Në seancën e nesërme pritet të jenë deputetët e majtë, ndërsa opozita bojkoton prej disa muajsh. /albeu.com/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme