Në Gjilan ndalohet i dyshuari për narkotikë të cilin e kërkonte Interpol-i

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin Sedat Ramadani, shtetas i Republikës së Maqedonisë, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

I pandehuri ka qenë në kërkim nga Interpol, në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Austrisë dhe i njëjti është ndaluar duke hyrë në territorin e Kosovës nga Republika e Serbisë.

Dyshohet që më 06 gusht 2018, i pandehuri në qytetin e Vjenës, ka kryer veprën penale, e cila është e sanksionuar sipas akteve ligjore mbi Drogat dhe narkotikët e shtetit Austriak, ose veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope ose analoge’’, pasi që te i njëjti janë gjetur 8 kilogram substancë narkotike, e llojit ‘’Kanabis’’.

Prokuroria ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, pranë Gjykatës kompetente në Gjilan, në kohëzgjatje prej 40 ditësh, pasi që në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale, mund të bëhet arrestimi dhe paraburgimi i personit të kërkuar edhe para pranimit të kërkesës për ekstradim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme