Në këto vende të Shqipërisë po bie borë

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e dëborës janë rikthyer në Shqipëri që prej ditës së premte.

Fillimisht reshje kishte vetëm në zonën e Korçës, por gjatë ditës së djeshme dhe sot, ato janë shtrirë nga jugu në veri.

Kështu mësohet se që prej dje, reshje dëborë kanë rënë edhe në Kukës, por duke mos krijuar probleme. Reshjet e dëborë kanë rënë në lartësi të mëdha.

Gjatë ditës së djeshme e sot reshjet e dëborës nuk kanë pushuar në Korçë dhe Ersekë.

Në zonën e Dardhës dëbora ka arritur në 40 centimetra duke krijuar probleme në qarkullim.

Ndërsa në qytet trashësia ka arritur në 10 centimetra.

Reshje dëbore kanë rënë edhe në zonën e Vlorës.

Në Sevaster e majën e Çikës kanë nisur reshjet e dëborë, por nuk ka probleme në lëvizje, shkruan syri.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme