Në Kosovë janë edhe 200 gylenistë që kërkohen nga Turqia

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 14:24 | Nga

Fondacioni i gazetarëve dhe shkrimtarëve ka bërë të ditur se në Kosovë janë edhe 200 shtetas turq që kërkohen nga autoritetet e Turqisë.

Kjo organizatë jo qeveritare, e cila funksionon edhe brenda një këshilli të Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditur se nga burimet e tyre janë 200 turq që jetojnë në Kosovë dhe që kërkohen nga Turqia.

Në komunikatën për media, kjo organizatë jo qeveritare ka shprehur shqetësim se aksioni për arrestimin e gjashtë gylenistëve është zhvilluar një muaj pas vizitës së ministrit të drejtësisë, Bilal Ucar, i cili u ankua për rolin e shkollave të Gulenit në Kosovë.

“Fakti që autoritete e Kosovës nuk po bashkëpunojnë me avokatët e të arrestuarve e lë të hapur mundësinë për një anashkalim të mundur të proceseve të ligjshme në vend. Familjarët e të arrestuarve po ashtu mund të dëbohen për në Turqi”, thuhet në komunikatë.

“Po ashtu ata u kanë kujtuar autoriteteve të Kosovës se Turqia nuk është një vend i sigurt për njerëzit e lidhur me lëvizjen e Gulenit, dhe se në rast deportimi në Turqi ata i presin maltretime, dënime dhe kërcënime për jetë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme