Në mbështetje të Xhakës e Shaqirit, Rama prezanton llogarinë ”Mos Kini Frikë nga Shqiponja”

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 13:21 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se tani është hapur edhe një llogari bankare ku përmes saj, secili mund të japë një kontribut simbolik për të paguar gjobën e FIFA-s ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

”Mos Kini Frikë nga Shqiponja” është emri i llogarisë në Raiffeisen Bank, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova.

”Mos Kini Frikë nga Shqiponja është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit?. Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA?. Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë????”/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme