Në Mitrovicë e Skenderaj, konfiskohen armë e municion

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 09:50 | Nga

Në dy raste të ndara, Policia në Mitrovicë dhe Skenderaj, me datën 7 prill 2018, ka konfiskuar tri armë dhe municion.

Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore mbi bazën e informacioneve dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim ilegal të armëve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë automatike, një pistoletë dhe mbi 420 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar Sh.H., 43 vjeçar, M.H., 75 vjeçar, ku të dy të arrestuarit pas procedurave intervistuese janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia e Kosovës.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për vepër penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘dhunë në familje’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme