Ekonomia Online
FUNDIT

Në Prishtinë nis mbledhja e ndihmave për Ukrainën

Në Prishtinë nis mbledhja e ndihmave për Ukrainën

Në Prishtinë ka nisur organizimi për të mbledhur ndihma, që më pas të dërgohen në Ukrainë, e cila po lufton kundër pushtimit rus. Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se në bashkësitë lokale në Prishtinë do të nisë mbledhja e ndihmave që më pas të dërgohen në Ukrainë. Ajo ka publikuar edhe listën e […]

Në Prishtinë ka nisur organizimi për të mbledhur ndihma, që më pas të dërgohen në Ukrainë, e cila po lufton kundër pushtimit rus.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se në bashkësitë lokale në Prishtinë do të nisë mbledhja e ndihmave që më pas të dërgohen në Ukrainë.

Ajo ka publikuar edhe listën e produkteve, të cilat qytetarët mund t’i dhurojnë.

“Nëse keni dëshirë me dhuru ndonjë produkt shtëpie nga lista poshtë për fëmijë, pleq, gra e burra në Ukrainë, dërgoni pako në njërën nga 18 bashkësitë lokale në Prishtinë, prej sot (1/8) e deri t’enjten (4/8), ora 16:00”, shkroi Sahatçiu.

Nëse keni dëshirë me dhuru ndonjë produkt shtëpie nga lista poshtë për fëmijë, pleq, gra e burra në Ukrainë, dërgoni pako në njërën nga 18 bashkësitë lokale në Prishtinë, prej sot (1/8) e deri t'enjten (4/8) ora 16:00. #PrishtinaHelpsUkraine? pic.twitter.com/hboAvc3q7k

— Donjeta Sahatçiu (@DonjetaSahatciu) August 1, 2022

Të ngjashme