Në Qipro hapen dy pikëkalime të reja mes pjesës veriore dhe jugore

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Dy pika të reja kalimi mes pjesës veriore dhe jugore të ishullit të ndarë të Qipros u hapën sot për herë të parë pas tetë vitesh, në një çast që OKB-ja përpiqet të rifillojë negociatat për ribashkim.

Dhjetëra qipriotë të pjesës jugore të ishullit kaluan nga veriu nga pika e kalimit të Dernias (lindje), sipas gazetarëve në terren.

Në të njëjtin çast u hap ai i Lefkas/Apliçi në veriperëndim të ishullit.

Hapja e pikave të kalimit konsiderohet si një element thelbësor për të kthyer besimin mes dy komuniteteve, që jetonin secila në krahun e vetë deri kur u hap pika e parë e kalimit në vitin 2003.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme