Në setin e ri fotografik, Dafina Zeqiri: Me kalimin e viteve kam mësuar ta pranoj veten ashtu siç jam

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri është mjaft aktive dhe e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo shpesh trajton tema të ndryshme, veçanërisht çështjet e shëndetit mendor duke ndarë eksperienca të ndryshme të vetes.

E së fundmi, krijuesja e hitit “Zili Zili” ka realizuar një set të ri fotografik dhe ka pyetur fansat nëse janë bulizuar ndonjëherë për ndonjë postim.

“Me kalimin e viteve kam mësuar ta pranoj veten ashtu siç jam dhe të mos frikësohem. Rrjetet sociale janë bërë si ‘shkollë e mesme’ ku njerëzit janë të shpejtë për të gjykuar”.

“A jeni bulizuar ndonjëherë nga ndonjë postim? Dhe si ka ndikuar kjo tek ju. Më pëlqen të dëgjoj historitë e juaja, mos hezitoni të komentoni poshtë. Me dashuri, D”, ka shkruar Zeqiri.

Në një postim të bërë ditë më parë, Dafina theksoi se duhet ta kemi primar shëndetin mendor siç edhe e ka trajtuar në këngën “Duro”.

Ky projekt deri më tani ka grumbulluar mbi 18 milionë klikime në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme