Ekonomia Online
FUNDIT

Në Shipol të Mitrovicës do të ndërtohet çerdhe publike në vlerë prej 300 mijë euro

Në Shipol të Mitrovicës do të ndërtohet çerdhe publike në vlerë prej 300 mijë euro

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është takuar me ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, me të cilën kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit në vlerë prej 300 mijë euro, për ndërtimin e çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës. Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar ministren e MAPL-së për […]

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është takuar me ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, me të cilën kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit në vlerë prej 300 mijë euro, për ndërtimin e çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar ministren e MAPL-së për mbështetjen e dhënë në bashkëfinancimin e këtij projekti, pasi që do të ndërtohet një çerdhe moderne me të gjitha kushtet e nevojshme, duke arritur t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat arsimore të banorëve të Shipolit.

Për realizimin e këtij projekti Komuna e Mitrovicës ka participuar me 200 mijë euro ndërsa MAPL-ja me 100 mijë euro, dhe ndërtimi i saj do të përfundoj brenda këtij viti.

Të ngjashme