Në takimin me krijuesit nga diaspora promovohet edhe romani “Valsi i dashurisë”

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 13:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në orën letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora është promovuar edhe romani “Valsi i dashurisë” i autores Jetlira Avdiaj.

Autorja e këtij libri tha se të jetosh në lëkurë të shkrimtarit është sfiduese, raporton Ekonomia Online.

“Të flas për veten time kam shumë për të thënë, por nuk kam asgjë, megjithatë mund të them disa fjalë për shkrimtarin, shkrimtari nuk dallon nga të tjerët, por të jetosh në lëkurën e tij është goxha sfiduese”.

Shkrimtarja tregoi për publikun mënyrën se si i erdhi ideja për librin, raporton EO.

“Para se të filloja rrugëtimin me ‘Valsin e dashurisë’ isha duke lexuar për biologjinë dhe duke dëgjuar muzikë instrumentale. Papritur tingujt që mbushën dhomën më tërhoqën vëmendjen dhe nga kurreshtja për të ditur se cila ishte ajo muzikë, e lashë në një anë librin dhe ndalova dhe e pyeta veten po sikur valsi i lumturisë të jetë pikënisja e një dashurie dhe përgjigjen e dhashë në një fletë të bardhë”.

“Valsi i dashurisë nuk është vetëm një titull, por historia e secilit prej nesh që ka heshtur për të torturohet, çmendet dhe prapë qetësohet. Dashurohet vdes për t’u ringjallur sërish, prandaj le ta gjejmë dashurinë tonë të jetës, e kur them dashurinë nuk nënkuptoj vetëm një dashuri por dashurinë universale, e bashkë me të le të vallëzojnë nën tingujt e të pavdekshëm të dashurisë”.

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Të ngjashme